Monday , 18 November 2019

NE LEZHE ESHTE E PAMUNDUR TE LEVIZESH ME MAKINE

Tentoni rrugët dytësore apo hyrjen në këmbë në qytetin e Lezhës. Trafiku mund t’iu bëjë të pendoheni që keni zgjedhur makinën për të lëvizur. Rruga jashtë standardeve për të përballuar një fluks kaq të madh automjetesh që hynë e dalin çdo ditë është shkaku kryesor. Por edhe rritja e përdoruesve të tyre edhe brenda qytetit.

Kjo problematike reflektohet edhe në hyrje të qytetit, në kryqëzimin me superstradën. Radhët shkojnë me kilometra dhe trafiku rëndohet. Drejtuesit e mjeteve e dinë që ky do të jetë rituali i kësaj vere që sigurisht ka edhe vëmendjen e të huajve që bllokohen në rrugë. Më shumë se shtatë mijë automjete qarkullojnë në qytetin e Lezhës gjatë një ditë vere.

Kurse ky fluks në dimër nuk i kalon 300 makina.I gjithë qyteti ka vetëm 3 rrugë kryesore në total 7 km rrugë për të përballuar të gjithë këtë kaos.

Lexoni dhe kete

RESTAUROHET KISHA E “SHEN PREMTES” NE BALLDRE

Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i …