Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

NE LEZHE NUK KA NISUR SHPERNDARJA E LIBRAVE

Afrimi i datës për nisjen e vitit të ri shkollor ka shtuar interesimin e prinderve dhe nxënësve për tu pajisur me tekste. Por në shkollet e qytetit të Lezhës ende nuk ka nisur shpërndarja edhe pse Ministria e Arsimit njoftoi se proçesi do të niste të hënën e 2 shtatorit.

Duke ju referuar njoftimit të ministrisë të shumtë kanë qenë nxënësit dhe prinderit të cilët ju janë drejtuar shkollave të qytetit për të tërhequr librat, por e kanë patur të pamundur.

Burime nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në Lezhë kanë bërë të ditur se kanë mbërritur mbi 90 % e teksteve shkollore dhe aktualisht po merren në dorezim nga shkollat dhe shperndarja për nxënësit do të nisë brenda kësaj jave.

Lexoni dhe kete

GERRYERJA E TOKES NGA LUMENJTE DRIN E BUNA

Mbi 5 dynym toke eshte gerryer nga rrjedha lumenjve. Agim Metani nga Shkodra po humbet …