Saturday , 31 October 2020

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë një çift të moshuarish që në tërmetin e 26 nëntorit kanë humbur banesën e tyre.

Prej asaj dite, ata jetojnë në mjerim të plotë në një çadër që nuk përmbush asnjë kusht normal jetese, pasi burrë e grua janë të moshuar dhe të sëmurë.

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi u ndal në këtë familje që edhe pse ka kaluar 10 muaj nga tërmeti, sipas tij, askush nuk i ka ndihmuar dhe nuk kanë marrë asgjë nga shteti.

Lexoni dhe kete

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por …