NE PALLATET ME SHENJA TE KUQE JETOJNE NJEREZ

Në pallatet e shpallura ta pabanueshem në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës vijojnë të jetojnë njerez. Shumë familje po sfidojnë friken, duke qëndruar në banesat e tyre të shkatërruara me argumentin se këtyre pallateve thjesht ju është vendosur shenja e kuqe dhe askush nga autoritet përgjegjëse nuk ju ka thënë se si të veprojnë. Banoret kërkojnë vlersim të specializuar dhe zyrtar të këtyre objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në bashkinë e Lezhës janë shpallur 12 pallate të pabanueshem të cilët pritet të inspektohen sërish nga ekspert më të specializuar që do të vendosin për fatin e këtyre objekteve të ndërtuara para viteve 90-të.

Lexoni dhe kete

RASTET NE SHKODER ME COVID-19, REAGON KMC

Duke marre shkas nga 12 rastet pozitiv te shfaqura ne territorin e Bashkise Shkoder, Kryetari …