Pasi qëndrun për rreth 2 vite në çader, familja Jonuzaj në Gurez të Kurbinit u rikthye në banesen e shkatërruar nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të.
Moti i ftohtë dhe dëmtimi i çadres detyroi 3 pjestaret e kësaj familje të injorojnë rrezikun e të hynë në shtëpinë e dëmtuar. Situata për ta bëhet më e vështire, pasi nëna dhe një nga djemt e shtëpisë janë të sëmure.
Prej dy vitësh presin rindërtimin e shtëpisë, por ende nuk kanë marrë asnjë dritë jeshile. Në këto kushte pjestaret e kësaj familje dhe një i aferm i tyre apelojnë për ndihmë.
Familja Jonuzaj trajtohet me bonusin e qirasë, por e kanë të pamundur të largohen, pasi e kanë të lidhur jetesen me fshatin. Ndonëse kanë kaluar dy vite nga tërmeti në Bashkinë e Kurbinit ende nuk ka përfunduar asnjë shtëpi individuale dhe proçesi po even me ritme të ngadalta.