Wednesday , 18 September 2019

NE SHENGJIN DO TE ORGANIZOHET UNUM FESTIVAL 2019

Shengjini do të jetë destinacioni i më shumë se 7 mijë turisteve të huaj nga data 31 maj deri me 3 qershor. Në këtë zonë turistike do të mbahet festivali ndërkombëtar i muzikes Unum 2019. Projekti është prezantuar në prani të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili duke ju referuar këtij eventi që vjen për herë të parë në Shqipëri, tha se kjo është një sfidë për të kuptuar aftesine e te gjithë aktoreve për të përballuar festivalin.Ai ka garantuar se do të mundësohen të gjitha kushtet jo për të kaluar një ngarje kaq të madhe por për ta kthyer në traditë këte organizim.

Bashkia e Lezhës pranon se kjo është një sfidë e madhe për ta, por që prej muajsh bashkpunojne me organizatoret që gjithçka të jetë gati për festivalin dhe sezonin turistik në përgjithsi.

Organizatoret e këtij festivali janë të bindur se kanë zbuluar një vend të mrekullueshem për të cilin presin tua prezantojne edhe te tjereve. Promovimi i bukurive natyrore të bregdetit të Shëngjinit nëpermjet muzikes është një prej arsyeve të këtij organizimi kaq të madh të cilit i janë bashkuar edhe dj që performojnë në skenat botërore.

Mirembajtja e ambjentit është një tjeter rëndësi qe do të marrë organizimi i këtij festivali, qellim për të cilin u realizua edhe një fushatë sensibilizuese nga të pranishmit në prezantimin e këtij festivali.

Lexoni dhe kete

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” NË TEATRIN “MIGJENI” ME 11 DHE 12 SHTATOR

Mjeshtëri i Madh Sandër Ruçi rikthehet nga Amerika në Shkodër për të organizuar recitalin e …