Wednesday , 24 January 2018

NE SHKURT NIS REFORMA E UJIT TE PIJSHEM

Duke filluar nga muaji Shkurt, të gjithë individët që kanë bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit rrezikojnë penalitete, të cilat kryeministri Rama i ka cilësuar si shumë të rënda.Masat do të jenë pjesë e fazës së dytë të aksionit në sektorin e ujit të pijshëm, ku krahas prerjes së lidhjeve do të ketë edhe procedime penale.Sipas kodit penal të Republikës së Shqipërisë, “lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e ujësjellësit, për marrjen e ujit të pijshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.

Për të evituar penalizimin e individëve që kanë realizuar këto lidhje të jashtëligjshme në shtëpitë apo bizneset e tyre, është vendosur një afat prej 90 ditësh për prerjen e lidhjeve ose nënshkrimin e kontratave me ujësjellësat përkatës. Kanë qenë vetë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Kryeministri Rama të cilët prezantuan përpara krerëve të pushtetit vendor reformën në sektorin e ujit të pijshëm. Sipas Gjiknurit, kjo reformë ka ardhur si një nevojë emergjente për shkak të situatës. Ministri Gjiknuri u shpreh se prodhohet më tepër ujë se sa nevojitet, por nga çdo 3 litra vetëm 1 arrin të faturohet.

Lexoni dhe kete

MEMORIAL PER ISH-TE PERNDJEKURIT POLITIK GJATE REGJIMIT KOMUNIST

Shume shpejt ne qytetin e Shkodres do te ndertohet nje memorial per ish-te perndjekurit politik …