Sunday , 25 October 2020

NE TOROVICE TE LEZHES VIJOJNE TE BIEN GUR NGA MALI

Në zonen e Torovicës në Lezhë vijojnë të bien gurë nga mali.Dy barinj rrezikuan jeten pak ditë më parë, pasi një gur i përmasave të mëdha u shkëput dhe ra në rrugë.Situata e krijuar ka vënë në alarm banoret e zonës të cilët kërkojnë që të merren masa, pasi jeta e tyre është në rrezik.

Me shqetësimin e banoreve është bashkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike në Lezhë Lindita Metaliaj.Ajo ka kërkuar që të merren masa urgjente për të siguruar jeten e qytetareve.

Gati 1 vit më parë dy vëllëzer dhe nusja shtatzënë e njërit prej tyre humben jeten, pasi makina me të cilen po udhetonin u godit nga një gur që ra nga mali.Tregjedi të tilla rrezikojnë të përsëriten në këtë zonë, nëse nuk do merren masa për të frenuar rënien e gureve.

Lexoni dhe kete

DITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ose siç njihet ndryshe dita e të verbërve, …