Wednesday , 2 December 2020

“NE TREGUN STOM-GOLEM GJEDHET JANE TE KONTROLLUARA”

Pavaresisht perhapjes se semundjes dermatoza nodulare qe ka prekur gjedhet, tregu i bagetive ne Stom-Golem te qytetit te Shkodres vijon te jete i hapur. Sipas veterinerit te ketij tregu, Voc Ndou, kjo semundje ka bere me shume buje sesa dem. Ai shprehet se pjesa me e madhe e bagetive jane te vaksinuara dhe ne tregun e Stom-Golemit te gjitha bagetite jane te kontrolluara.

Me tej, Ndou shton se ne treg nuk lejohet asnje bageti me semundjen e dermatozes nodulare, ndersa per pjesen tjeter te gjedheve vaksinat pritet te kryhen te Henen ose te Marten.

Edhe pse ne disa zona te Qarkut te Shkodres kjo semundje eshte e pranishme, ne tregun e bagetive ne Stom-Golem akoma nuk ka ndonje rast te rregjistruar. Ajo qe duhet theksuar eshte se me rastin e festave te fund-vitit, numri i bleresve ne tregun e bagetive rritet, ashtu sic shihet edhe ne pamje.

Lexoni dhe kete

PRODHIMI I ENERGJISË SË PASTËR NË SHKODËR

Shkodra është e para në prodhimin e energjisë së pastër. Mesazhi është përcjellë me vendosjen …