Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

NËNË TEREZA PËRKUJTOHET EDHE NË VAU DEJËS

Shenjtërimi i Nënë Tërezës është përkujtuar edhe në kishën e Vau Dejësit, ku u kremtua mesha e shenjtë. I ftuar ishte ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai u ndal tek historia e një peshkatari kur Jezu Krishti i tha të peshkonin në ujin e thellë, dhe sipas tij ajo që duhet të bëjmë nuk është vetëm të notojmë cekët por t’i prekin thellë gjërat.

Pas meshës së shenjtë personat me aftësi ndryshe sëbashku me priftërinjtë vendosën lule tek busti i Nënë Terezës. Nga ana tjetër, Caritasi dioqezan i Sapës shtroi një drekë për të gjithë personat me aftësi ndryshe për t’i dhuruar më shumë dashuri.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI, NË SHQIPËRI SITUATA E QETË

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka dalë këtë …