Sunday , 17 February 2019

NENSHKODRA E RREZIKUAR NGA PERMBYTJET

Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e dëborës, ashtu si një vit më parë edhe këtë vit paralajmëron probleme ne zonën e nënshkodres. Ndërsa problematike paraqitet situata në shtratin e lumit Buna. Përvec takimeve dhe seminareve asnjë veprim nuk është ndërmarrë në mirëmenaxhinin e basenit ujor Drinë Bunë me qëllim shmangien e përmbytjeve.

Në njërën anë është Bashkia e Shkodres e cila po punon në hapjen dhe sistemimin e kanaleve të dyta e treta. Ndërsa ajo më kryesorja nuk ka një investim as nga qeveria e Malit të Zi e as nga Qeveria Shqiptare në pastrimin e shtratit të lumit Buna.

Meteorlogët paralajmërojnë ulje të temperaturave në ditët e ardhëshme dhe për rrjedhojë edhe reshje dëbore ne zonat malore, por që do pasohet me ngritje të menjëherëshme të temperaturave cka do thotë një pranverë e vështirë për nënshkodren. Ndërsa ende kemi një situatë hidrike në kaskaden e Drinit të qëndrueshme për shkak të thatësirës, por nisur nga përvoja e viteve të kaluara situata mund të ndryshoj shumë shpejt dhe se shkarkimet e HEC-eve mund të shkaktojnë dëme ne zonën e nënshkodres e cila është totalisht e pa mbrojtur në këtë pikë.

Lexoni dhe kete

QYTETARET TREGOJNE ARSYET E PROTESTES PER TV ROZAFA

Qytetarë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria ishin të shtunën në protestë ndaj qeverisë Rama. …