Monday , 16 September 2019

NEZIRI: SEZONI I FUNDIT POZITIV PËR AKADEMINË VLLAZNIA

Me titullin kampion për ekipin U15 është mbyllur sezoni sportiv 2018-2019 për ekipet e Akademisë Vllaznia. Sa i takon rezultateve në përgjithësi, ato mund të kishin qenë edhe më të mira, por gjithsesi për përgjegjësin teknik të saj Alban Neziri, sezoni mund të konsiderohet pozitiv. Një gjë të tillë ai e ka deklaruar në një prononcim të dhënë për televizionin Rozafa.

Ndërkohë, i pyetur se çfarë do të sjellë sezoni i ri për ekipet e Akademisë Vllaznisë, Neziri shton.

Natyrisht që tek Akademia Vllaznia rezultatet nuk kanë munguar asnjëherë këto vitet e fundit megjithatë prioriteti gjithmonë ka qenë nxjerrja e elementit cilësor për ekipin e parë dhe ekipet kombëtar, mision që kjo Akademi e ka kryer më së miri.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …