NEZIRI: VLLAZNIA KA EKIP PËR TË MOS SHKUAR NË PLAY-OUT

Ngushtimi i diferencës me Bylisin në dy pikë dhe puna e mirë që po bën trajneri Dedja me ekipin, të bëjnë të shpresosh se Vllaznia nuk do të shkojë në play- out.

Alban Neziri, përgjegjësi teknik i Akademisë Vllaznia ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në Televizionin Rozafa dhe përveç të tjerash ka deklaruar se skuadra duhet të bëjë çmos të mos shkojë në një ndeshje shtesë për të siguruar qëndrimin në Superligë, sepse aty gjithçka mund të ndodhë.

Përveç Nezirit, pjesë e këtij emisioni ka qenë edhe specialisti i gjykimit Mhill Shkëmbi si dhe dy futbollistet e Vllaznisë Arbiona Bajraktari dhe Esmeralda Franja të cilat kanë siguruar se titulli kampion do të sigurohet që në ndeshjen e rradhës, atë që do të luhet të mërkurën ndaj Kinostudios në Shkodër.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …