Breaking News

NGA 1 MARSI TESTI PER PATENTE ME METODOLIGJI TE RE

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar pyetësorin e ripunuar për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A1, A2, B1 dhe B për vitin 2018. Testet e reja të formuluara sipës strukturës së miratuar nga Ministria e Transportit do të fillojnë të aplikohen nga data 1 Mars 2018. Pyetjet do të përzgjidhen nga një total prej 25 temash dhe 923 figurash që bëjnë lidhjen grafike me pyetjet. Ndërkohë, numri i gabimeve të lejuara dhe sasia e pyetjeve që mban testi do të mbetet i pandryshuar.

Kështu, për kategoritë A1, A2, B1 dhe B, testi do të përmbajë 40 pyetje dhe do të lejohen vetëm 4 gabime. E njëjta vlen edhe për kategorinë C1 dhe C, ndërsa për kategorinë D1 dhe D, testi do të ketë 10 pyetje dhe lejohet vetëm 1 gabim. Po ashtu, të pandryshuara do të mbeten edhe tarifat. Për kategoritë AM, A1, A2, tarifa është 3 mijë lekë; për kategoritë B1 dhe B tarifa është 4500 lekë; për kategoritë C1 dhe C është 2 mijë lekë, për kategoritë D1 dhe D tarifa është 3 mijë lekë dhe po ashtu edhe për kategoritë e tjera të mbetura.

Lexoni dhe kete

BLEGTORIA NE PRAG FALIMENTI

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po …