Breaking News

NGA LEZHA NE KEMBE DREJT PUKES

E nisi udhëtimin në këmbë dy orë para mesnates tw së shtunës. Është artisti lezhjen Gjovalin Dushaj dhe ka një qëllim. Do përshkojë krejt i vetëm 70 km drejt vendlindjes së tij Pukë. E gjitha për të sensibilizuar opinionin për personat me aftësi ndryshe.

Rruga kalon nëpër male, por Gjovalin Dushaj thotë se do ia dalë. Më e vështirë është segmenti në superstradë deri në Bushat, kurse pjesa tjetër në rrugën e vjeter nacionale thotë se do të jetë e bukur.

Gjovalin Dushaj, është një artist që la Pukën për të jetuar në Lezhë, por që asnjëherë nuk e ndërpreu artin e tij. Kryesisht në tekse këngësh, regji, komedi. Autor i disa librave, skeongraf i shumë eventeve në dyzimin e jetës së tij artistike mes Lezhës dhe Pukës.

Lexoni dhe kete

MYFTINIA SHKODËR NË NDIHMË TË SHOQATËS SË INVALIDËVE SHKODËR

Myftinia Shkodër vijon të jetë në ndihmë të shtresave në nevojë, veçanarisht në muajin e …