Thursday , 15 April 2021

NGA MESUES NE BUJK, HISTORIA E 70-VJEÇARIT NE LEZHE

45-vite ka qenë në shërbim të formimit të brezave si arsimtar, ndërsa sot është kthyer në bujk.

Pal Pali nga Troshani i Lezhës i është përkushtuar punës edhe pas daljes në pension. 8 dynym tokë i ka shfrytëzuar të gjitha, duke krijuar një sipermarrje të vogël ku të gjithë punet i bën thuajse vetë.

4 orë në ditë ja kushton bujqësise, ndërsa sipas 70-vjeçarit ky sektor e ka një lidhje dhe me arsimin në të cilin ka shërbyer për shumë vite.

Që në vitin e tretë të mbjellat kanë dalë në prodhim, ndërsa tregun e ka të garantuar. Shqetësim për këtë fermer është mungesa e mbështetjes përmes subvensioneve, teksa vlerson punen e mirë të bërë në rehabilitimin e sistemit vadites dhe kullues të zonës.

Fusha e Zadrimës është një ndër zonat me rendiment mjaft të lartë në sektorin e bujqësisë, ndaj dhe Pal Pali ka një apel për të gjithë. Rasti i këtij 70-vjeçari është një shembull pozitiv, që ti rikthehen sa më shumë bujqësise.

Lexoni dhe kete

PUNIMET NË RRUGËN “POGEJ” NË LAGJEN NR.3 TË SHKODRËS

Punimet për rikonstruksionin e rrugës “Pogej” në lagjen nr. 3 të qytetit të Shkodrës po …