Wednesday , 18 September 2019

NGA SHKODRA, AMBASADORI ITALIAN FLET PER HAPJEN E NEGOCIATAVE

I ftuar në kuadër të akademisë së lidershpit në qëndren rinore Arka të Shkodrës Ambasadori Italian në Shqipëri Roberto Cutillo foli për situatën politike në vend. Ai u shpreh se duhet bashkëpunim dhe dialog. ndërsa u shpreh edhe për cështjen e negociatave me Shqipërinë për integrimin në BE.

“Hyrja e Shqipërisë në BE do të ndikonte shumë në jetën e shqiptarëve ashtu siç ka ndodhur me shtete te tjera. Të rinjtë në veçanti duhet të mendohen dhe të reflektojnë dhe mendoj se avantazhet janë më të mëdha se disavantazhet. Ligjet e Shqipërisë pastaj duhet të jenë si ato të BE pasi për momentin Shqipëria nuk ka të njëjtat normativa dhe duhet të heqë të gjitha pengesat për tu futur në BE. Me shtete të tjera ka ndodhur shpopullimi pasi kanë hyrë në BE dhe kjo ndikon në ekonominë e një vendi dhe mendoj se hyrja në BE është jo vetëm një fakt pozitiv por është thelbësore për Shqipërinë dhe për këtë duhet të jetë e kujdesshme për ta mbarështruar ashtu siç duhet këtë moment. Klasa politike ndoshta me të drejtë nuk ka gjithmonë interesin e popullit por duhet ta dëgjojë popullin jo vetëm në momente zgjedhjesh por edhe gjatë gjithë viteve të tjera. Me një informacion të përshtatshëm mund të zhvillohet një demokraci më e mirë.”

Cutillo u ndal edhe tek mundësitë që egzistojnë për hapjen e negociatave, sipas tij janë tre.

“3 janë mundesitë që KE në mënyrë unanime të hapë negociatat, ky është vendimi që Italia dëshiron por nuk jemi të sigurt nëse është një vendim unanim dhe nëse ndodh kjo caktohet një datë që mund të jetë ndoshta në fund të vitit për shkak të disa gjërave teknike. Mundësia e dytë është një përgjigje negative dhe KE thotë që pavarësisht ndryshimeve nuk janë realizuar detyrat e lëna dhe në këtë rast KE mund të thotë asgjë duke mos kthyer përgjigje ose mund të thuhet se çfarë duhet bërë tjeyër. Mundësia e tretë është që KE ta shtyjë më vonë vendimin dhe kjo mund të ndodh sepse koha mes 29 majit dhe 20 qershorit është kohë e shkurtër, rreth një muaj dhe kush i ka parë raportet e BE janë shumë voluminoze dhe duhet kohë për t’i shqyrtuar dhe opsioni i tretë nuk do ishte i çuditshëm nëse ndodh. Takimi tjetër i KE është ne tetor dhe ndoshta mund të ndodh një gjë e katërt ku i dihet por këto janë tre mundësitë më të mundshme”.

Ambasadori Italian Cutillo ishte në Shkodër edhe në kuadër të festimeve me rastin e festës së Republikes së Italisë të zhvilluara në Teatrin “Migjeni”.

Lexoni dhe kete

“PËR SHQIPËRINË SITUATA ËSHTË BËRË EDHE MË E VËSHTIRË PËR INTEGRIMIN”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë …