Thursday , 14 November 2019

NGA SHTATORI NUK KA CELULARE NE SHKOLLA

Nga shtatori nxënëseve në Shqipëri nuk do t’u lejohet të mbajnë celularë gjatë orës së mësimit. Urdhrin e ka dhënë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.“Urdhëroj ndalimin e përdorimit të telefonit cellular gjatë procesit mësimor nga mësuesit dhe nxënësit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar”. Pra ky urdhër përfshin edhe mësuesit. Kush e shkel do të ndëshkohet paralajmëron ministrja Lindita Nikolla. Përdorimi i celularëve tek fëmijët ka shkaktuar debate në mbarë botën, duhet apo jo përdorimi i tyre.

Skema do të funksionojë në bashkëpunim me prindërit dhe stafet e shkollave. Sipas MAS, çdo prind që do të dojë të kontaktojë me fëmijët e tij, do t’a realizojë përmes telefonave celularë që pritet të kenë stafet respektive të çdo shkolle. Shkolla të ndryshme do e bëjnë menaxhimin sipas specifikave të caktuara. Në mjedise të veçanta do mbahet telefonta. Telefonat do të jenë në dispozicion të prindërve.

Çdo prind do ketë mundësi të flasë me fëmijët. Do ketë masa. Kontrollin do e bëjë stafi mësimor, nga drejtori tek mësuesi. Sqarojnë nga Ministria e Arsimit rreth këtyre masave që synojnë rritjen e mësimdhënies dhe përqëndrimit të nxënësve gjatë orëve të mësimit si dhe shmangia e keqperdorimit të telefonave celular nga vetë nxënësit.

Lexoni dhe kete

SHQIPËRIA E “GJYMTUAR” NGA EMIGRIMI

Shifrat nuk mund të gënjejnë dhe ato tregojnë se shqiptarët ndër vite janë larguar, gjysëm …