Saturday , 26 September 2020

NGA ZYRA NE “FUSHE”, PREFEKTI I SHKODRES “QAN HALLET” E VLLAZNISE

Ka pak javë që është vendosur në postin e prefektit të ri të Qarkut Shkodër, por Valdrin Pjetri ka zbritur menjëherë në terren për të parë nga afër situatën e institucioneve. Pas takimeve në drejtoritë e ndryshme të Qarkut Shkodër, Pjetri ka zhvilluar edhe një takim të kërkuar nga ai vetë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Është një mik dhe ia kërkova këtë takim për të diskutuar për situatën e Vllaznisë thekson Pjetri. Sipas tij, qytetarët janë të shqetësuar për gjëndjen e klubit dhe uron që të bëhet më e mira për Vllazninë.

Kujtojmë se edhe para pak ditësh, në ndeshjen e fundit të sezonit të Vllaznisë në basketboll për meshkuj, Pjetri udhëtoi drejt Tiranës për të mbështetur kuqeblutë e koshit, ku u shprehur edhe mbështetjen e institucionit që ai drejton.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA LUAN NESER MIQESOREN E RADHES

Vllaznia ka zyrtarizuar miqesoren e radhes. Keshtu, kuqeblute do luajne neser ndaj Bylisit. Takimi do …