Wednesday , 8 August 2018
Breaking News

NGJARJE E RENDE NE AKSIN SHKODER – KOMAN, 2 TE PLAGOSUR

Dy të rinjë janë aksidentuar në aksin Koman- Vau i Dejës rreth 1 km larg Hidrocentralit, ndërsa një i tretë ka shpëtuar pa dëmtime. Aksidenti ka ndodur në orët ë para të mëngjesit dhe dyshohet se ka qenë pakujdesia drejtuesit të mjetit që për shkak të humbjes së kontrollit ndaj mjetit tip furgon ka përfunduar rreth 100 metra poshtë rrugës.

Nga ana e policisë përmes njoftimit zyrtarë mësohese se si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qënë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës të HEC. Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë. Të dëmtuarit janë transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

Në vend ngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur edhe hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Aksi rugor Shkodër- Koman është mjaft i frekuentuar sidomos gjatë sezonit të verës ndërsa ky aks është i degraduar plotësisht, dhe se askush nuk kujdeset për mirëmbajtjen e tij.

Lexoni dhe kete

MASAT E POLICISE RRUGORE TE LEZHES

Policia Rrugore e Lezhës, mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional “Tispol”, ka …