Friday , 27 November 2020

NGJARJE E RENDE NE QYTETIN E SHKODRES, VRITET NJE PERSON, PLAGOSET NJE TJETER

Krimi trondit përsëri qytetin e Shkodrës. Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në zonën e Rusit, pranë Mërkatës. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Fatos Ferracaku 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur edhe shtetasi Fatmir Mehja, i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112.

Lexoni dhe kete

SHPERTHIM NE NJE OBJEKT NE NDERTIM NE SHENGJIN

Një sasi lëndë plasese ka shpërthyer në një objekt në ndërtim në Shëngjin. Ngjarja ndodhi …