NGJARJET E RENDA NE SHKODER, KUSH LIDHET ME BENZIN E DJEGUR DHE ARMEN SKORPION ?

Benzi i djegur, arma automatike e shkurt e llojit Skoprpion, janë ngjashmëritë në dy vrasjet që tronditen qytetin e Shkodrës. Ndërsa një e tretë ende nuk është zbuluar lloji i armës. Një vrasës profesionist ndodhet në Shkodër, është i vetmi version që kemi nga gupi hetimor për tre vrasjet e kryera deri tani dhe asgjë më shumë. Ndërsa profesionistët që kryejn këto verpa penale janë të pa njohur për policinë e Shkodrës dhe prokurorinë. Seriali i vrasjeve nga profesionistët nisi me vrasjen e 18 qershorit të 2018-es, të Mehdi Kavajës, e cila fillimisht u dyshua si një vdekje natyrale, por pas egzaminimeve të kryera rezulton se 60 vjecari kishte një predhë balistike në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen. Ai është vrarë rreth orës 15:00 teksa po punonte në riparimin e një dere të automjetit. Asnje i dyshuar asnjë pistë konkrete rreth ngjarjës.

Një muaj më pas Shkodra do tronditjes nga një tjetër vrasje me dy viktima ku të vrarë do mbeteshin çifti Boran Becana dhe Silvi Ndoci. Boran Bercana ish efektiv i Policisë së Shkodrës dhe bashkëjetuesja e sajë janë egzekutuar me 24 plumba, në automjetin e tyre ishte edhe djali 2 vjecar Boris i cili u gjet në prehrin e së emës nga ana e policisë i mbuluar me gjakë. Pak orë më vonë njoftohet se në zonën e Bay-Passit të Shkodrës është gjetur një mjet tip Benz i djegur, ndërsa brenda tij është gjetur edhe një armë zjarri e llojit skorpions, që dyshohet të jetë përdorur në këtë ngjarje. Ngjarje e ndodhur me 16 korrik të këtij viti.

Ka qenë ora 7 e 15 minuta kur sipas komunikatës së policisë në lagjen Kiras të Shkodrës në zonën e Ish-Poçerisë është vrarë një 53 vjecar Fatbardh Lici. Pak minuta në vonë në lagjen Dobraç të Shkodrës është marrë njoftim se është një mjet tip benz i cili është duke u djegur. Por cilat janë ngjashmëritë mes këtyre vrasjeve, dhe a janë të kryera nga e njëjta dorë, janë pikërisht detajet që kanë futur në rrugë qorre grupin hetimor. E para kemi të bëjmë me një lloj arme të pa njohur, e kryer nga një person që ka njohur mirë zonë, madje ka vëzhguar edhe lëvizjet, ka shmangur edhe kamerat e sigurisë duke mos u dukur i dyshimit. Ndërsa viktima Mehdi Kavaja ishte person që nuk kishte konflikte me persona të tjerë. I vetmi version që ka ngritur hetuesia ishte lidhja mes nipit të tij të përshirë në një vrasje disa vite më parë për cka vuan denimin me burgim të përjetëshem. Pistë që tashmë ka rënë poshtë. Nga ana tjetër grupi hetimor i cili është i njëjti i ngritur në dy vrasjet atë të çiftit Bercana- Ndoci dhe 53 vjecarit Licit, ende nuk ka një të dyshuar. Hutimi i shkaktuar nga këto dy ngjarje me një skenar identik fut në dyshime edhe grupin hetimor. Pasi në njërën anë kemi të bëjme me vrasjen e dy personave ku njëri ishte ish efektiv i forcave të rendit dhe bashkëjetuesen e tij, ndërsa ende nuk ka arritur të zbardh të kaluaren e tyre, nëse këta dy ishin të përfshirë në veprimtari kriminale, cka deri tani nuk ka rezultuar, sipas informacioneve nga grupi hetimor.

Po ashtu edhe 53 vjecari Fatbardh Lici i cili u egzekutua me një breshëri automatiku të llojit skorpions, dhe mjeti që përdori atentatori u gjet i djegur në Dobraç, janë hutimi që i shkaktohet grupit hetimor. Pasi kemi të bëjmë me skenar të njëjtë. Por ajo që ende nuk e ka të zbuluar grupi hetimor është nëse kemi të bëjmë me të njëjtën dorë. E vetmja pistë deri tani e ngritur nga grupi hetimor është vrasja e 2011-es e Astrit Kurmemaj, për të cilën i dyshuari kryesor aso kohe ishte i ndjeri Fatbardh Lici por që asnjëherë nuk u arrit të provohej. Si dhe per shkak kunati i Lulzim Kullës ndaj të cilit iu vendos një bombë me telekomandë në Shkodër, disa muaj më parë. Gjatë këtij viti në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje me 7 viktima, dy prej të cilave krim në familje ndërsa një pas një sherri banal. Tre vrasjet e fundit nga prokuroria po hetohen si vrasje me pagesë.

Lexoni dhe kete

FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “AKOMODUESI” NE SHKODER

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e …