NGROHJA NË SHKOLLA

Në prag të sezonit të dimrit, Bashkia e Shkodrës, në shërbimet që ofron dhe mbështet shkollat, është edhe shërbimi i ngrohjes. Kjo, për të krijuar kushte sa më të favorshme për nxënësit që mësojnë në shkollat 9- vjeçare dhe të mesme në territorin e Bashkisë Shkodër.

Bashkia njofton se aktualisht po vazhdon shpërndarje në shkollat e qytetit dhe në njësitë administrative. Kështu janë furnizuar edhe shkollat “Isa Jakupi” në Dobraç, shkolla e Golemit, shkolla “Tringe Smajla”, shkolla “Ded Gjo Luli” në Njësinë Administrative Rrethina.

Mësohet se gjatë këtij procesi, do të mbulohen me furnizim për ngrohje gjatë stinës së dimrit 57 shkolla gjithsej në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …