Sunday , 17 December 2017
Breaking News
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

NIKOLLA: TE HENEN RINIS PROÇESI MESIMOR NE TE GJITHE VENDIN PERVEÇ 27 SHKOLLAVE

Pas ndërprerjes dy ditore për shkak të motit të keq, mësimi do të nisë nesër në pjesën më të madhe të shkollave të vendit.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh sot se mësimi do rinisë të hënën, pasi parashikimet e motit dhe situata e përmbytjeve flet për një përmirësim të ndjeshëm. Nikolla tha se 27 shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet, si Vlorë, Fier dhe Kamëz, nuk do të zhvillojnë mësim. Sipas saj, mësimi në këto shkolla do pezullohet për pesë ditë. “Si rezultat i masave të marra, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë nesër, ditën e hënë, 4 dhjetor”, tha Nikolla. “Por, numri i shkollave me probleme janë vetëm 27, ku nuk do rifillojë mësimi”, shtoi ajo.

Ndër shkollat ku nuk do zhvillohet mësim nesër janë 9 shkolla në Fier, 5 në Vlorë, katër në Tiranë, tre në Dibër, dy në Kukës, dy në Pukë dhe nga një shkollë në Krujë dhe Kavajë. Ndërsa për shkollat e tjera, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme, pas pezullimit dyditor për shkak të përmbytjeve masive. Ministrja sqaron se orët e mësimit do të kompensohen. Për mësuesit e shkollave të dëmtuara, Nikolla bën apel të angazhohen në ndihmë të banorëve.

Lexoni dhe kete

RRUGA E DUKAGJINIT, BANORET E ZONES KERKOJNE NDERHYRJE

Rruga e Dukagjinit vijon te jete nje problem serioz per banoret e kesaj zone. Per …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin