Breaking News

NIKOLLAJ: KJO QEVERI NUK E KA PRIORITET STATUSIN E MINATORIT

Kjo qeveri nuk e ka prioritet të saj miratimin e statusit të minatorit dhe këtë e vërtetej vëtë Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë në Dibër ku nuk tha asnjë fjalë për statusin e profesioneve të vështira, ndaj të bëhet gati për tu përballur me protesta masive.Reagimi ka ardhur nga Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, i cili e konsideron absurd faktin që kryeministri, Edi Rama, gjatë viztës së tij në qarkun e Dibrës nuk foli asnjë fjalë për statusin e minatorëve.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, përfitoi nga rasti ti bënte apel Lëvizjes Socialiste për Integrim të mos e përdorë statusin e minatorit për përfitime meskine politike.

Nikollaj i kujtoi, Edi Ramës, se nuk duhet të jetë vetëm konstatues i problemeve të medias, sindikatës dhe shoqërisë në përgjithësi, por duhet jetë personi që për ti menaxhuar dhe zgjidhur këto problemet e shqiptareve.

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …