NIS EDICIONI I TRETË I “VOLEJ-POJA BEACH TROPHY”

Që prej pasdites të së premtes, në Velipojë ka nisur edicioni i tretë i turneut të volejbollit në rërë, organizuar nga Bashkia Shkodër. Një aktivitet i cili nga viti në vit po merr përmasa edhe më të mëdha dhe këtë e tregon më së miri fakti se në edicionin e sivjetëm ka një rritje të numrit të pjesmarrësve. Vinifreda Gazulli, përfaqësuesja e Bashkisë në një prononcim për mediat bën të ditur dhe qëllimin për të cilin zhvillohet ky turne.

Dita e shtunë dhe e dielë do të jetë e mbushur me ndeshjet eliminatore në grupe të sportistëve pjesmarrës ndërkohë që finalet, si për meshkuj ashtu edhe për femra, do të zhvillohen pasditen e së dielës dhe më pas do të zhvillohet edhe ceremonia të kupave dhe çmimeve për të mirët e edicionit të tretë të “Volej-Poja Beach Trophy”.

Lexoni dhe kete

NJË SPECIALIST FUTBOLLI ITALIAN TRAJNIM 1-JAVOR NË SHKODËR

Që prej fillimit të kësaj jave në Shkodër ka mbërritur një specialist I njohur Italian …