NIS FREKUENTIMI I PLAZHIT TE SHENGJINIT

Këto janë pamjet e Shëngjinit këtë të diele. Edhe pse është e ndaluar për shkak të pandemisë, temperaturat e larta kanë sjell pushues përgjatë bregdetit. Të shumtë ishin qytetaret që e shfrytëzuan fundjaven për të bërë plazh, duke shijuar rrezet e diellit dhe provuar freskinë e detit.

Por Shëngjini ende nuk është gati për të pritur pushuesit. Bregdeti nuk është sistemuar dhe prania e mbetjeve përgjatë brezit të rërës mbetet problem. Banoret dhe vizitoret i konsiderojnë të vonuara përgatitjet për sezonin turistik, ndërsa shprehen pro rregullave për mbrojtjen nga coronavirusi.

Pavarësisht se kanë hapur aktivitetin hotelet në Shëngjin janë të boshatisura. Shpresa e vetme për operatoret turistik është hapja e kufinjve të pakten me Kosoven dhe Maqedoninë e Veriut.

Prej disa ditësh Bashkia Lezhë ka nisur punen për sistemimin e zonës turistike të Shëngjinit, ndërsa bizneset vijojnë të mbeten të paqartë mbi mënyren se si do funksionojë turizmi, pasi ende nuk janë njohur zyrtarisht me draft protokollin e qeverisë.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKTORI I TURIZMIT NE KRIZE

Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në rajonin e Lezhës. …