NIS FUNKSIONIMI I PLOTE I GJYKATES SE LEZHES

Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e dëmtimit të ambienteve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Gjykata e Lezhës, ka nisur funksionimin plotë të punës së saj, duke rihapur shqyrtimin gjyqësor për të gjitha çështjet e regjistruara në këtë gjykatë.

Vendimi është marrë nga këshilli i gjykatës në mbledhjen e 28 shkurtit, i cili vendosi rifillimin e ushtrimit të shërbimeve gjyqësore për të gjitha kërkesat e depozituara në këtë gjykatë, godina e të cilës doli jashtë funksioni si pasojë e dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i nëntorit.

Proçeset gjyqësore zhvillohen në ambjentet e prokurorisë së Lezhës, e cila ka vënë në dispozicion 7 zyra të cilat janë përshtatur në salla gjyqi dhe zyra për administratën e gjykatës. Kushtet e punës në ambjentet e prokurorisë nuk janë aspak të përshtatshme, pasi në dispozicion të 5 gjyqtareve janë vetem 3 salla ku mund të zhvillohen gjyqe, por kështu do të vijohet deri sa të gjendet zgjidhje për godinen e gjykatës. Të vetmet gjyqe që ishin të pezulluara në këtë periudhe ishin ato me karakter civil.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 29-VJEÇAR

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin …