Friday , 27 November 2020

NIS FUTBOLLI, NË FUNDJAVË LUHEN 4 KAMPIONATE

Lajme të mira për futbollin shqiptar. Federata ka marrë vendim ditën e sotme që më në fund të startojnë disa prej kampionateve. Kjo do të ndodhë këtë fundjavë dhe të parët që do të zbresin në fushë do të jenë ekipet e kategorisë së parë, të dytë dhe ato të moshave U19 dhe U17.

Në këtë mënyrë gjërat duket se po shkojnë drejt normalitetit. Nga ana tjetër, javën e ardhshme pritet që të zbresin në fushë edhe ekipet e Kategorisë Superiore megjithatë vendimi përfundimtar për ta do të merret në mbledhjen që drejtuesit e klubeve do të kenë ditën e premte.

E rëndësishme është që futbollin në vendin tonë po kthehet. Zgjatja gati dy muaj e startit për shkak të bojkotit, ka krijuar një kaos të madh tek te gjithë ekipet të cilët nuk e dinin se si do të ishte vazhdimësia dhe kur do të zbrisnin në fushë.

Megjithatë, këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javëve të para të këtyre kampionateve. Nga ekipet e Vllaznisë të vetmet që do të luajnë do të jenë ato U17 dhe U19, ndërkohë që në kategorinë e dytë këtë sezon nuk merr pjesë Vllaznia B sepse klubi ka vendosur shkrirjen e saj dhe krijimin e ekipit U21.

Kuptohet që interesi I të gjithëve është për të parë në fushë ekipet e Kategorisë Superiore sepse aty është vëmendja më e madhe. Kuptohet edhe për tifozët shkodranë të cilët mezi presin të shohin në fushë Vllazninë pas ndryshimeve të shumta që ajo ka bërë këtë sezon.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …