Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë këtyre ditëve ekipi do të nisë stërvitjen dhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik e po ashtu ai do të plotësohet edhe me lojtarët e duhur në merkato. Bisedimet e drejtuesve vazhdojnë me shumë futbollistë dhe për rrjedhojë tashmë mendohet të vijnë edhe kontratat me to. Po shikohen të gjithë opsionet e mundshme të merkatos dhe ndonëse përfliten shumë emra, ende nuk është shumë e qartë se cilët do të vishen kuqeblu.

Tek Vllaznia ditët e fundit gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë. Miratimi i shumës prej 200 milionë lekësh nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij të para pak ditëve, do të sjellë edhe një marrëveshje të re të Klubit Vllaznia me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe për rrjedhojë, kjo do të bëjë të mundur edhe marrjen e liçensimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke mos vënë në dyshim pjesmarrjen e skuadrës kuqeblu në kampionatin e ardhshëm.

Nëse në aspektin administrativ, gjërat po lëvizin për mirë, kjo duhet të shoqërohet edhe me një ecuri të tillë edhe në aspektin sportiv. Drejtori sportiv Engin Firat dhe trajneri Mirsad Jonuz janë përgjegjës për merkaton dhe ato të dy duhet të konkretizojnë brenda kësaj jave të gjitha lëvizjet që mendojnë të realizojnë për të forcuar skuadrën në pikat ku ajo ka nevojë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ TË MARTËN ORA 18.00 VLLAZNIA – PEJA

Sfidat e kombëtares shqiptare do t’i lënë vendin ndeshjes së Ligës Ballkanike në mes Vllaznisë …