NIS JAVA, VLLAZNIA ENDE NUK DIHET KUR FILLON STËRVITJEN

Edhe dita e parë e javës që sapo kemi hyrë nuk e ka gjetur Vllazninë në stërvitje. Një situatë që nuk konsiderohet aspak normale për një skuadër futbolli e cila saktësisht pas një muaji do të nisë kampionatin. Ende askush nuk di të thotë se cili do të jetë trajneri që do ta drejtojë atë dhe po ashtu edhe cilët do të jenë futbollistët që do të veshin fanellën kuqeblu në sezonin e ri. Shorti i kategorisë së parë ende nuk është hedhur dhe duket se shkodranët janë në kohë por në fakt nuk është kështu. Ekipet e tjera pjesmarrëse në këtë kategori, tashmë i kanë nisur përgatitjet, madje kanë zhvilluar edhe merkato ndërkohë që tek Vllaznia ende nuk ka asnjë zhvillim.

Përfundimi i fazës së parë të përzgjedhjes së kandidaturave për trajner dhe drejtor sportiv, u mendua se do të shoqërohej gjatë fundjavës që lamë pas me përzgjedhjen e emrave të rinj për këto dy poste në mënyrë që stërvitja të niste pasditen e së hënës. Kjo nuk ka ndodhur dhe nga ana e klubit nuk ka një shpjegim konkret për këtë gjë. Në opinion qarkullojnë shumë emra si kandidatët më të mundshëm sidomos për postin e trajnerit dhe Edi Martini konsiderohet më favoriti. Megjithatë, ende nuk ka asgjë të zyrtarizuar dhe për këtë duhet pritur edhe pak.

E mira do të ishte që Vllaznia të niste punë shpejt, pse jo që pasditen e së martë. A do të ndodhë kështu apo jo, duhet të presim edhe pak. Kuqeblutë janë të vonuar me nisjen e përgatitjen dhe nuk kanë më kohë për të humbur. Ndoshta dikush e mendon të lehtë ngjitjen në Superligë por në fakt nuk pritet të jetë e tillë. Gara mesa duket do të jetë shumë e fortë dhe Vllaznia duhet të jetë e përgatitur për këtë gjë.

Lexoni dhe kete

KOHË RINOVIMESH, NË SHKODËR S’KA MË “MILIONERË”

Tek Vllaznia deri më tani çështja kryesore ka qenë ajo e emërimit të trajnerit të …