Monday , 17 September 2018

NIS KAMPIONATI I FEMRAVE, VLLAZNIA SËRISH PRETENDENTE

Kampionati I dhjetë kombëtar I futbollit të femrave në vendin tonë ka startuar ditën e djeshme me ndeshjet e javës së parë të tij. Dhe që në start, Vllaznia kampione në fuqi e vendit, është treguar sërish shumë ambicioze për të fituar edhe titullin e gjashtë kampion rradhazi. Në javën e parë ajo ka fituar në transfertë ndaj Maliqit debutues me rezultatin e thellë 8-0. Protagoniste kryesore do të ishte sërish sulmuesja Megi Doçi e cila shënoi plot 4 gola në këtë takim. Dy gola të tjerë kanë patur për autore kamerunasve e sapobashkuar me Vllazninë, Estele ndërsa golat e fundit kanë patur për autore Osmanagen dhe Franjen.

Vajzat kuqeblu kësisoj I kanë bërë një start të shkëlqyer kampionatit dhe pritet që edhe këtë sezon të mos kenë rivale në rrugën e tyre drejt suksesit të rradhës. Nga ana tjetër, dy ekipet e tjera shkodrane nuk kanë patur të njëjtin fat në startin e këtij kampionati sepse nuk kanë arritur dot të fitojnë. “Juban Danja” ka luajtur në Shkodër ndaj ekipit Term dhe ka barazuar 1-1. Madje duhet thënë se miket kanë qenë shumë më pranë fitores por goli I Paula Jakut pak minuta para fundit, ka mbyllur gjithçka në barazim. Ndërkohë ekipi I Akademisë Ajaks është mundur brenda në fushën e tij nga Apolonia e Fierit me rezultatin 5-1. Goli I Skutinës nuk ka shërbyer për asgjë në këtë ndeshje sepse fieraket janë treguar më të sakta duke arritur një fitore të thellë.

Ato do të mundohen të rivalizojnë edhe në këtë kampionat me Vllazninë, paçka se do të jetë shumë e vështirë. Kampionet në fuqi të vendit gëzojnë një formë shumë të mirë sportive dhe përpos kësaj, edhe përbërja që ato kanë, është një tregues I pathyeshmërisë edhe këtë herë. Titulli I gjashtë kampion me shumë siguri do të jetë pronë e tyre edhe sivjet megjithatë të presim edhe javët e ardhshme për të parë saktësisht se kush do jenë rivalët që do të mundohen t’I konkurojnë.

Lexoni dhe kete

HASAN LIKA: NË BURREL S’NA KËNAQ BARAZIMI, DUAM FITOREN

Pas katër ditësh Vllaznia do të rikthehet sërish në Burrel për të luajtur ndaj skuadrës …