Monday , 17 January 2022

NIS “KOLIQIANA” NGA TEATRI “MIGJENI”

Një botekuptim për jetën dhe frikë nga vdekja, në një vend ku cdo gjë që të rrethon është e gjallë, si vetë lumi Buna, I cili në verë të freskon shpirtin dhe trupin dhe të gjallëron mendimet, ndërsa në dimer kthehet kërcënueshem ndaj shtëpive, tokave dhe vetë banorëve.

Aktorët e presin publikun të ulur në piknik, ndërsa vendi është zgjedhur pikërisht aty ku shkrimtari e shkruar tregimin “A ta laçë”, në Dajç të bregut të Bunës. Një lojë e mrekullueshme e aktorëve të cilët me natyrshmërinë e tyre publikun e bënë për vetë, tensioni dhe dinamika e shfaqjes por edhe filozofia e autorit e dramatizuar mjeshtërisht erdhen tek spektatori si një dhuratë…

Vende të bukura por të rrezikshme me jetue, ka shumë këneta… Jeta kur shihet nga larg është e bukur ndërsa kur I afrohesh është baltë…Pastaj vazhdon loja “ta lash” nga personazhet të dal ngadalë fillojnë e shpalosin karakterin e tyre, mardhëniet me njëri tjetri, por edhe dëshirat e frikat.

Pas shfaqjes ata shprehen se e kanë shijuar vendin ku është luajtur shfaqja por edhe vetë shfaqjen, si një eksperiencë e jashtëzakonshme…

Shfaqja u dramatizua dhe u vu në skenë nga aktorët e Teatrit “Migjeni” Linda Jarani dhe Kristi Lleshi të cilat shprehen se eksperiencën e tyre si aktore janë munduar të transmetojnë edhe tek trupa e të rinjëve…

Me shfaqjen “ “A ta laçë” të Ernest Koliqit Teatri “Migjeni” I Shkodrës nisi prezantimin e aktivitetit të titulluar “ Koliqiana” ku trupa e teatrit bënë dramatizimin dhe vënien në skenë të shfaqjeve. Një Festival kushtuar Ernest Koliqit I cili mund të lexohet edhe ndryshe në skenë…

“Koliqiana” është një festival kushtuar shkrimtarit të njohur Ernest Koliqi, ku proza dhe poezia e tij dramatizohen dhe do vëhen në skenë nga trupa e teatrit “Migjeni” dhe vendet ku do shfaqen për publikun janë të ndryshme, dhe nuk do jetë skena tradicionale.

Ky festival është I shtrirë në dy muaj. Ku cdo fundjavë spekatori do shoh nga një tregim të inskenuar të Ernest Koliqit në vendet e ndryshme të Shkodres.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA FENOMEN SHQETESUES NE LEZHE

Gjakmarrja vijon të mbetet fenomon shqetësues në të gjitha vendin. Sipas të dhënave zyrtare vetem …