NIS KUPA “AGIM TAFILI”, VLLAZNIA DOMINON ETAPËN E PARË

Etapa e parë e kupës “Agim Tafili”, ajo me itinerar Tiranë- Shkodër, ashtu siç pritej, është dominuar nga çiklistët e Vllaznisë. Në këtë aktivitet marrin pjesë sportistët e të gjithë ekipeve të vendit dhe do të zhvillohet për dy ditë me rradhë. Presidenti I Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku pas përfundimit të etapës së parë është parë I përlotur duke folur për figurën e Agim Tafilit dhe njëkohësisht ka vlerësuar paraqitjen e ekipit të Vllaznisë.

Sa I takon garës, të parët kanë mbërritur në finish paratërinjte ku fitues është shpallur Anesti Dhimitri I Skënderbeut ndërsa në vend të dytë është renditur Mateo Balaj I Vllaznisë. Në kategorinë e të rinjve, çiklisti I Vllaznisë Samuen Bajrami është renditur I dyti ndërkohë që suksesin më të madh çiklistët shkodranë e kanë patur me kategorinë U23 ku I pari është renditur Bruno Kola dhe pas tij, dy çiklistët e tjerë të Vllaznisë Astrit Kronaj e Marçelo Kola. Trajneri I ekipit shkodran Leonat Kola është shprehur shumë I kënaqur me rezultatet e ditës së parë dhe ka premtuar se edhe nesër sërish do jenë të njëjtat pretendime.

Të dielën do të zhvillohet etapa e dytë dhe e fundit e kupës “Agim Tafili” ajo me itinerar Shkodër- Balldrre, Vau Dejës- Gomsiqe- Shkodër e gjatë 112 kilometra dhe pas përfundimit të saj do të zhvillohet edhe ceremonia përmbyllesë e kësaj kupe.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë …