Saturday , 19 October 2019

NIS KUPA E SHQIPËRISË/ VLLAZNIA LUAN NË BURREL

Pas kampionatit, këtë të mërkurë do të nisë edhe Kupa e Shqipërisë në futboll, kompeticion në të cilin marrin pjesë 32 skuadra. Sipas kalendarit të përcaktuar nga Federata Shqiptare, Vllaznia në këtë tur do të ndeshet me ekipin e Burrelit dhe ndeshja e parë do të luhet në transfertë. Nga ajo çfare mesohet, kuqeblute ne kete ndeshje do te tentojne te marrin nje rezultat sa me te mire ne menyre qe ta kene te lehte pastaj ne sfiden e kthimit per t#u kualifikuar per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

Sakaq, stafi teknik eshte duke menduar edhe per 11-shen qe do te hedhe ne fushe ne kete takim teksa trajneri Jonuz ka nder mend t’i krijoje me shume hapesira lojtareve te cilet nuk kane luajtur aq shume ne keto ndeshjet e para te ketij sezoni. Kjo do te thote se do te kete ndryshime duke filluar nga porta ku mund te luaje nga minuta e pare Laço, pse jo edhe Qarri, e me rradhe ne fushe do te jene edhe Ruqi, Ristevski, Lekaj, Repaj, Cojocaru, Bardulla, por mund te luajne edhe Emerson, Wenderson si dhe Ramadani i cili do te mungoje te dielen ndaj Luftetarit per arsye kartonash, por mund te luaje kete here sepse ka nevoje per me shume minuta ne kembe.

Ndeshja me Burrelin eshte nje test per te gjithe keto lojtare sepse stafi teknik mund te bindet per aftesite e tyre dhe pse jo, mund edhe te krijoje besim per aktivizim ne ndeshjet e kampionatit. Po për turin e parë të Kupës, Veleçiku do të presë në fushën e tij ekipin e Flamurtarit ndërkohë që Besëlidhja do të presë Korabin e Peshkopisë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA TË SHTUNËN PËR FITORE NDAJ STUDENTIT

Fundjava ka rezervuar ndeshje të rëndësishme jo vetëm në futboll dhe basketboll. Edhe volejbolli i …