Breaking News

NIS KUPA PËR MOSHAT, VLLAZNIA U-19 PËRBALLË PARTIZANIT

Këtë fundjavë do të nisin ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për moshat. Në bazë të rregullores së kësaj Kupe, ku marrin pjesë plot 16 ekipe për secilën moshë, nga 8 për secilin grup të cilët përballen me njëra-tjetrën sipas një skeme të përcaktuar që më përpara. E njëjta procedurë është ndjekur për të dyja moshat. Në bazë të këtij përcaktimi janë përcaktuar edhe çiftet e turit të parë të Kupës, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen këtë fundjavë në Kamëz. Kështu, Vllaznia U17 do të ndeshet me Internacional të shtunën në orën 12.00. Ndërsa Vllaznia U19 do të ndeshet me ekipin e Partizanit të shtunën në orën 14.00.

Njëkohësisht në turin e parë të Kupës për të rinj merr pjesë edhe ekipi i Akademisë Ajaks që do të ndeshet me Tiranën në ndeshjen e parë. Federata Shqiptare e Futbollit po ashtu ka përcaktuar edhe skemën e turit të dytë dhe Vllaznia U19 në rast kualifikimi ndaj Partizanit, në turin tjetër do ndeshet me fituesin e çiftit Akademia- Laçi. Ndërkohë që Vllaznia U17 do të ndeshet në rast kualifikimit me fituesin e çiftit Tirana- Akademia.

Kujtojmë se vitin e kaluar Vllaznia U19 është shpallur fituese e këtij trofeu, ndërsa ajo U17 ka shkuar deri në finale. Por në fakt duhet thënë se ndeshjet e së shtunës vijnë në një periudhë jo shumë të përshtatshme për ekipet shkodrane të cilat prej gati një jave kanë zhvilluar një stërvitje të diferencuar duke mos patur mundësi që të dalin në një fushë të madhe. Megjithatë trajnerët Zmijani e Bizi shpresojnë që ekipet e tyre të tregojnë vlerat e tyre më të mira dhe jo vetëm të kalojnë këtë tur, por të shohim për më larg.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË DREJT KALIMIT NË FINALE

Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në …