Monday , 21 January 2019

NIS NDERHYRJA NE RRUGEN E VARREZAVE TE ZEJMENIT

Dërgimi i të vdekurve për në banesen e fundit ishte kthyer në një mision të vështirë për banoret e fshatit Zejmen në Lezhë.Rruga e varrezave ishte bërë e pakalueshme dhe kjo situatë ishte prezente prej shumë vitesh.Shqetësimi i banoreve tashmë ka marrë vemendjen e Bashkisë Lezhë, e cila ka nisur punen për sistetimin dhe rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.Ndërhyrja është pritur mjaft mirë nga banoret e Zejmenit të cilët thonë se ky investim ishte mjaft i domosdoshem.

Rruga në të cilen ka nisur ndërhyrja është ka një gjatësi prej 1 km dhe do të të rehabilitohet plotësisht për të qenë lehtesisht e kalueshme për automjetet.Administratori i Zejmenit Edmond Ndreu ka bërë të ditur se ndërhyrje të tilla do të ketë edhe në segmente të tjera rrugore ku ka probleme në këtë njesi administrative.

Lexoni dhe kete

NISEM PER ANGAZHIMIN DHE MBESHTETJEN E TE RINJVE

Të rinjtë duhet të mos presin nga politika apo institucionet, por të marrin vetë frenat …