Sunday , 17 December 2017
Breaking News

NIS NDERHYRJA PER ZHBLLOKIMIN E QAFE THORE- THETH

Autoriteti rrugor ka nisur ndërhyrjen për zhbllokimin e aksit Qafe Thore- Theth këtë të merkure. Lajmi është bërë i ditur nga prefekti i qarkut Shkoder Çesk Millja ne nje deklaratë për mediat. Sipas prefektit Millja, kushtet atmosferike kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës nga reshjet e borës në qarkun e Shkodres.

E duke u ndalur tek bllokimi i aksit Qafe Thore- Theth, prefekti Millja ka bërë të ditur se është shumë pranë zgjidhja përfundimtare për mbajtjen hapur të këtij segmenti rrugor. Sipas prefektit, në Qafë- Thore do të stacionohen mjete borë- pastruese që do të mbajnë të hapur këtë segment.

Këtë të mërkurë në aksin Qafe Thore- Theth kanë ndërhyrë një mjetë nga ARRSH për pastrimin borës e cila prej 1 jave ka mbajtur të bllokuar rrugen në drejtim të Thethit. Edhe në lidhjen me energjinë elektrike po punohet për rikthimin e saj në të gjithë zonën e Dukagjinit.

Lexoni dhe kete

RRUGA E DUKAGJINIT, BANORET E ZONES KERKOJNE NDERHYRJE

Rruga e Dukagjinit vijon te jete nje problem serioz per banoret e kesaj zone. Per …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin