Wednesday , 20 June 2018

NIS NË SHKODËR KUPA “SABAH BIZI” PËR MOSHAT

Rreth 800 fëmijë të grupmoshave të ndryshme në Shkodër marrin pjesë në kupën që ka nisur dje dhe që zhvillohet në nderim të një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Sabah Bizi. Kjo kupë është organizuar nga Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit, me inisiativën e drejtuesit të saj Hysen Zmijani. Ajo përkon me 70 vjetorin e lindjes së kësaj embleme të madhe të futbollit dhe do të jetë mënyra më e mirë e mundshme për ta nderuar atë. Kupa do të zgjasë 4-5 javë dhe pjesmarrës në të janë mbi 40 ekipe. Ato janë të ndara sipas grupmoshave të ndryshme duke filluar nga 10 vjeç deri në 17 vjeç. Këto ekipe do të konkurrojnë me njëri- tjetrin për të mbërritur deri tek finalja dhe më pas për të synuar edhe fitimin e saj sepse do të jetë një kënaqësi e madhe për secilin ekip apo dhe futbollist që të nderohet me kupën “Sabah Bizi”. Kjo është një ikonë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar dhe pavarësisht problemeve shëndetësore që është duke kaluar kohët e fundit, është një privilegj i madh ta kemi në mes nesh dhe nderime të tilla janë minimumi që mund të bëhet për të. Ndërkohë, ajo që duhet përmendur është edhe kontributi i jashtëzakonshëm që po jep shefi i Zyrës Rajonale të Federatë Shqiptare të Futbollit në Shkodër Hysen Zmijani, i cili çdo vit, organizon të tilla kupa për të nderuar figura të ndryshme të futbollit shkodran. E ka bërë këtë gjë prej disa vitesh duke nderuar disa personazhe të njohur dhe po e bën sërish në periudhën në mes dy fazave të kampionateve të moshave, duke organizuar të tilla kupa.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ: KRENAR QË DO MBAJ FLAMURIN SHQIPTAR NË SPANJË

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka marrë dje nga duart e Presidentit të Republikës, z. Ilir …