NIS PLAZHI NE SHENGJIN

Çadrat e para kanë nisur të hapen në plazhin e Shëngjinit. Edhe pse jemi ende heret për sezonin turistike, rritja e menjehershme e temperaturave ka sjellë vizitore në këtë zonë turistike.Të shumtë kane qenë banoret vendas si dhe qytetaret e Kosoves, të cilët i janë drejtuar bregdetit për të shijuar rrezet e diellit dhe ujin e detit.Vizitoret e parë thonë se Shëngjini i ka përmbushur pritshmeritë e tyre, por duhet bërë edhe më shumë për të ofruar kushte në këtë zonë turistike.

Duke parë motin e ngrohtë Bashkia e Lezhës po monitoron situaten dhe po parashikon të tjera ndërhyrje gjatë kësaj periudhe. Burime nga kjo njesi vendore kanë bërë të ditur se do të këtë shtim të punonjesve të shërbimeve në zonat turistike, me qëllim që vizitoret të gjejnë pastërti dhe rregull.

 

https://youtu.be/ULFnahUb4jU

Lexoni dhe kete

JAVA OLIMPIKE NE GJIMNAZIN “OSO KUKA” SHKODER

Në kuadër të javës Olimpike, gjimnazi “Oso Kuka” organizoi këtë të hënë aktivitetin final për …