Tuesday , 29 September 2020

NIS PRISHJA E NDERTIMEVE PA LEJE NE SHENGJIN

Në përgatitjet për sezonin e ri turistik, Bashkia Lezhë ka nisur ndërhyrjen në bllokun e pallateve të lagjes së vjeter të qytetit të Shëngjinit për prishjen e ndërtimeve pa leje që pengojnë investimet publike. Policia Bashkiake dhe punonjes të Shërbimeve Publike me mjetet që dispunojnë, pasi kanë njoftuar më parë pronaret e objekteve të paligjshme kanë filluar prishjen e tyre.

Administratori i Shëngjinit Gentjan Malotaj thotë se ky aksion do të vijojë deri në lirimin e të gjitha hëpërirave publike në zonen turistike të Shëngjinit.

Pronaret e objekteve pa leje nuk kanë bërë rezistence, por kanë mirëkuptuar dhe mbështetur bashkinë në këtë aksion. Në këtë zonë do të prishen 30 objekte të paligjshme, e kjo do ti hapë rruge rikualifimit me trotuare dhe ndriçim të lagjes së vjeter të Shëngjinit.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …