Tuesday , 19 November 2019

NIS PUNA PER NDERTIMIN E MATERNITETIT TE RI NE LEZHE

Brenda korpusit te spitalit rajonal ne Lezhe ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit të ri, një investim i qeverisë prej 3.2 milionë dollarë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet dhe u shpreh se ky nuk është i vetmi investim në maternitete këtë vit. Sipas saj me përfundimin e punimeve materniteti i Lezhës do të jetë me standardet më të mira të shërbimit shëndetësor duke garantuar lindje të sigurtë për nënat sa më afër vendbanimit.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ka garantuar se do të ketë investime për të transformuar lagjen ku ndodhet spitali rajonal.

Materniteti i ri i Lezhës do të ketë sipërfaqe ndërtimi mbi 3000 m2, godina do të jetë 5 kate 4 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. Në ambientet e maternitetit do të ketë 3 salla lindjeje, dy salla operacioni dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

Lexoni dhe kete

KARTA E STUDENTIT, REAGON ZV/REKTORI I SHKODRES

Zëvëndës rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Gëzim Dibra ka dale në një konferencë …