NIS PUNA PER PARLAMENTIN RINOR SHKODER!

Ne kuader te projektit “Te ndertojme nje te ardhme transparente sebashku” nga organizata “Intelektualet e Rinj, Shprese” Shkoder ka nisur kete te merkure procesin per kandidimin si deputete te parlamentit rinor Shkoder. Nje parlament qe do te perfshije te rinj te gjimnazeve te Bashkise Shkoder.

Keta te rinj do te trajnohen qe ne fazat e para mbi kodin dhe fushaten elektorale, veprimin rinor, si dhe do tu jepet asistence per deputetet e rinj qe te pergatisin fushaten e tyre elektorale, per t’i asistuar me pas ne te gjithe punen e tyre si deputete. Menaxheri i projektit, Blendi Dibra, thote se qellimi eshte qe zeri rinor te perfaqesohet denjesisht dhe nepermjet ketij programi te rinjte do te mesohen te jene sa me aktiv.

Me 20 tetor do te zhvillohen zgjedhjet per deputetet e ketij parlamenti dhe cdo shkolle do te kete 3 perfaqesues, nderkohe qe parlamenti rinore do te perbehet ne total nga 30 nxenes.

Lexoni dhe kete

2.3 MILION EURO NE DISPOZICION TE PYJEVE

2.3 milion euro do të jetë granti në dispozicion të pyjeve, për të financuar projekt …