Breaking News

NIS PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS RRAGAM- SHELDI, LOTI 2

Me përfundimin e lotit të parë, ishte premtuar vazhdimi i investimit për lotin e dytë të rrugës Rragam- Sheldi në Njësinë Administrative Guri i Zi. Prej disa ditësh, punimet kanë nisur falë investimit 17,5 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës. Në total, gjatësia e saj arrin në 4 kilometër dhe shumë shpejt do të nisë projektimi dhe procedurat e tjera për pjesën e fundit të kësaj rruge që ka një rëndësi të madhe për banorët por edhe qarkullimin e produkteve të zonës drejt qendrës së Gurit të Zi dhe qytetit të Shkodrës.

Investimi ka një ndikim të madh në jetën e këtyre banorëve, të një zone ndër më të varfrat e Bashkisë së Shkodrës në krijimin e mundësive më të mira për të siguruar mjetet e jetesës.

Lexoni dhe kete

VIJOJNË PUNIMET NË RRUGËN “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Shkodrës. Investimi me vlerë rreth …