NIS PUNEN LINJA E TRAGETIT SHENGJIN-RAVENA

Porti i Shëngjinit tashmë do të shërbejë edhe per transportin mjeteve të tonazhit të rëndë nga Italia dhe anasjelltas.Që prej ditës së martë është vënë në funksion linja e tragetit Shëngjin-Ravena, i cili do të opërojë dy herë në javë.Drejtori i portit të Shëngjinit Ermal Pacaj, thotë se linja e tragetit do ti japë një imazh tjeter Shëngjinit, ndërsa jep ndikim mjaft pozitiv edhe në të ardhurat e portit.

Drejtori i Portit Ermal Pacaj, shton se kontrata e lidhur me kompaninë jep garancinë vijimit tw kësaj linje, dhe jo siç ka ndodhur heret e tjera që gjithçka është bërë për efekte elektorale.

Duke ju referuar fakti se Shëngjini është e vetmja portë detare që i shërben veriut të Shqipërisë por edhe Kosoves, do të kërkohet që dhe linja të tjera trageti ta bëjmë pjese të interarit të tyre këtë port.

Lexoni dhe kete

“RAJONI I LEZHES ZONE ATRAKTIVE PER TURIZEM”

Rajoni i Lezhës është një zonë mjaft atraktive për turizem, ndaj duhet të bëjmë një …