Breaking News

NIS “REFORMA” TEK SHUMËSPORTËSHI, IKIN TRAJNERËT E VOLEJBOLLIT

Rezultatet zhgënjyese të ekipeve të lojërave me dorë të Sportklub Vllaznia në sezonin e fundit, sigurisht që kanë shqetësuar drejtuesit e klubit. Kishte shumë vite që nuk ndodhte ajo çfarë ndodhi këtë sezon që asnjëri prej ekipeve të basketbollit dhe të volejbollit, të mos futet në katërshen e ekipeve më të mira të kampionatit. Në këto rrethana padyshim që ka qenë mëse e domosdoshme analizimi i kësaj situate dhe marrja e masave ndëshkimore.

Duket se këto masa kanë filluar pikësëpari nga sporti i volejbollit. Siç dihet, trajneri i ekipit të volejbollit të të rriturve Adrian Mikopli ishte i pari që u largua vetë nga drejtimi i tij për mosarritjen e objektivit që kishte. Por nëse ai është larguar vetë, trajnerja e ekipit të femrave Sadije Goga është shkarkuar. Drejtuesit e klubit i kanë dorëzuar shkresën përkatëse për ndërprerjen e marëdhënieve të punës me të por Goga nuk ka qenë dakord me një vendim të tillë. Megjithatë tek Sportklub Vllaznia nuk mund ta pranojnë faktin se prej disa vitesh ky ekip ndonëse ka një kontigjent të pëlqyeshëm, nuk futet në katërshen e ekipeve më të mira të vitit. Por përveç lëvizjeve tek volejbolli, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshime edhe tek basketbolli.

Për momentin nuk ka asnjë detaj për atë se çfarë do të ndodhë me ekipet e këtij sporti por padyshim që edhe aty ka nevojë për ndërhyrje. Njerëz që kanë qenë gjithmonë pranë lojërave me dorë, bëjnë të ditur se prej 40 vitesh nuk mbahet mend që asnjëri prej ekipeve të lojërave me dorë të mos renditet në katër vendet e para. Prandaj dhe reforma konsiderohet e nevojshme, për të mos thënë se mund të jetë edhe e vonuar në ekipe të veçanta.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË FITOJNË KUPËN “AGIM TAFILI

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në të dy etapat e kupës “Agim Tafili” dhe janë …