NIS RESTAURIMI I MEMORIALIT TE SKENDERBEUT NE LEZHE

Vendvarrimi i Gjergj Kastriotit në qytetin e Lezhës do të pësojë ndryshime thelbesore, brenda 6 muajve të ardhshem.Ministria e Kultures ka nisur zbatimin e projektit të Bashkisë Lezhë për restaurimin e plotë të këtij objekti me rëndësi të madhe kombetare, punimet e të cilit parashikojne dhenien e një pamje tjeter pjesës muzeale.

Pas 37 vitesh, kjo është ndërhyrja e parë e këtyre përmasave në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë, pasi bashkia kishte kërkuar vazhdimisht që objekti të merrte trajtim të veçantë. Pergjegjesi i Trashegimisë Kulturore, Paulin Zefi, thotë se do të preken të gjithë elementet përbëres, por duhej ti jepej rëndësi edhe gërmimeve arkeologjike.

Deri në përfundimin e punimeve në muajin dhjetor të këtij viti, vendvarrimi i Skëndërbeut në Lezhë do të qëndrojë i mbyllur për vizitoret.

Lexoni dhe kete

16-VJEÇARJA NGA SHKODRA SHPALLET MODELJA ME E MIRE SHQIPTARE

Mbreme ne pallatin e kongreseve u mbajt Miss Univers Albania. Gjate aktivitetit u ndane shume …