Wednesday , 18 September 2019

NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS MES – DRISHT

Ashtu siç kishte premtuar, Bashkia e Shkodrës, ka nisur rikonstruksionin e rrugës Mes – Drisht në Njësinë Administrative Postribë. Pas refuzimit nga qeveria për financimin e kësaj rruge si një fshat turistik, rikonstruksioni u bë i mundur nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër në vlerën e 11.3 mln lekëve të reja. Gjatësia e rrugës që ka nisur të rikonstruktohet është 1060 metër linear.

Rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një domosdoshmëri nisur nga rëndësia që ka për qarkullimin e njerëzve, mjeteve por edhe produkteve të zonës, në një hapësirë me densitet të lartë banorësh.

Lexoni dhe kete

DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR LIMFOMAT

15 shtatori ka shënuar ditën botërore të ndërgjegjësimit për limfomat. Limfoma është kanceri që prek …