Saturday , 28 March 2020

NIS SHEMBJA E 7 PALLATEVE NE LAÇ

Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit nis shembjen e 7 pallateve ne Laç, të shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Objektet 5 katëshe kishin marrë dëmtime të rënda në strukturë dhe ekspertët vendosën që të rrëzohen pasi përbëjnë rrezik. Procesi po monitorohet edhe nga forcat e Policisë, ndërsa të pranishëm ishin edhe banorë të pallate dhe pronarë të bizneseve në kate të parë.

Banorët e 7 pallateve kanë përfituar bonusin e qirasë, deri në rindërtimin e shtëpive. Plani i qeverisë parashikon ndërtimin e një lagjeje të re në qytetin e Laçit, por qe sipas prefektit Gjok Jaku ende nuk ka nje projekt konkret.

Bashkia e Kurbinit ishte një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit, ku u dëmtuan disa qindra shtëpi. Rreth 60 pallate deri tani janë shpallur të pabanueshme nga grupet e inspektimit vetëm në qytet, ndërsa shumë më tepër shtëpi të dëmuara ka në zonat rurale.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI, LEZHJANET INJOROJNE RREZIKUN

Edhe pse janë identifikuar disa raste në Lezhë, qytetaret duket se e kanë harruar coronavirusin. …