Wednesday , 25 November 2020

NIS VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Ka nisur këtë të mërkurë programi i vaksinimit kundër gripit, pjesë e planit të vjeshtë-dimrit të autoriteteve shëndetësore siç deklaron MSH për të minimizuar riskun nga komplikacionet që vijnë nga gripi stinor, sidomos në situatën e pandemisë.

Ishte vetë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, që foli për nisjen e proçesit të vaksinimit kundër gripit, që filloi me personelin shëndetësor.

Ndër të tjera, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, theksoi se ka mbërritur sasia e parë në kohë edhe pse në situatë pandemie dhe do të vijohet me ardhjen e dozave të tjera, sipas planit.

Lexoni dhe kete

NDARJA NGA JETA E BABAIT TË MYFTIUT TË SHKODRËS

Është përcjellur për në varrezat e qytetit babai i myftiut të Shkodrës, Bardhyl Sytari. Ai …